DËSHIRONI TË MINIMIZONI PORET? Ja 4 gjërat që duhet të bëni sipas dermatologëve – AlpeGossip
DËSHIRONI TË MINIMIZONI PORET? Ja 4 gjërat që duhet të bëni sipas dermatologëve

DËSHIRONI TË MINIMIZONI PORET? Ja 4 gjërat që duhet të bëni sipas dermatologëve

”Edhe pse përpiqem ta pëlqej dhe ta pranoj fytyrën time sido që të jetë, me akne, me shenja, me gropa, e butë, e ashpër etj, ka diçka të cilën nuk mundem ta pranoj: Poret e mia gjigande. Kjo sepse çfarëdo që të ndodhi poret tona do të na shoqërojnë gjithë jetën.”

”Edhe pse ne mund të përdorim me miliona maska që premtojnë se do na i fshinë poret, duhet te dini diçka. Poret janë një pjesë strukturore e lëkurës tonë të cilat nuk mund të zhduken për asgjë në botë. Por ka diçka, ato mund të theksohen më shumë nëse janë të bllokuara ose nëse ne i shtrydhim gjatë gjithë kohës. Kjo është dhe arsyeja pse më parë nuk arrinim ti dallonim poret tona ndërsa tani duken në çdo foto dhe reflektim tonin.”

“Lajmi i mirë është se, edhe pse madhësia e poreve tuaja varet nga faktorë genetik, ju mund të minimizoni dukjen e tyre dhe ti ktheni njësoj si kanë qenë më parë.”

Këto nuk janë vetëm disa prej shqetësimeve që një prej vajzave i ka drejtuar dermatologes së saj por me siguri prekin të gjitha femrat që në momente të caktuara të jetes së tyre kalojnë në këto faza të lëkurës.

Për fatin tuaj të mirë, mënyrat i mund ta bëni këtë i keni të listuara më poshtë.

Për të hapur poret

Përdorni acid

Ideja e të përdorurit acide në fytyrë është e tmershme por në fakt acidi alfa hidroksi dhe acidi beta hidroksi janë ato çfarë mund t’ju shpëtojnë nga ky problem. Ato do të pastrojnë poret tuaja dhe do ti mbajnë larg nga zgjerimi i mëtepërm.

Për të ngushtuar poret

Përdorni produkte që përmbajnë vitamin A (Retinol)

Këto produkte janë fantastike. Jo vetëm që zbusin rrudhat dhe zbardhin pjesët e errëta, por gjithashtu ndalojnë aknet dhe tkurrin poret. Magjia e këtyre produkteve është rezultati që kanë për të rritut kolagjenin dhe për të reduktuar yndyrën në fytyrën tuaj, veprime të cilat çojnë në lëkurë të butë, më pak akne dhe pika të zeza dhe pore të zvogëluara.

Përdorni krem mbrojtës

Dielli dëmton kolagjenin në fytyrën tuaj, i cili është përgjegjës për të mbajtur fytyrën tuaj elastike dhe në formë. Kjo është arsyeja që nëse nuk përdorni krem mbrojtës ju përfundoni duke patur pore të zmadhuara.

Përdorni laser

Laseri është fantastik nëse doni të zgjidhni problemet e poreve. Laseri ndikon në pjesët më të thella të lëkurës duke i zbutur dhe duke ju ndihmuar të keni një fytyrë të shëndetshme pa shumë dhimbje. Sigurisht nëse doni të bëni diçka të tillë duhet të këshilloheni me dermatologun tuaj për të gjetur se cili trajtim është i përshtatshëm për lëkurën dhe kuletën tuaj.

Burimi: Marie Claire

/AlpeGossip.al