Roza Lati është moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, e cila drejton çdo të dielë “Why Not” në Ora News.

Natyra e saj pa komplekse shihet shpesh në ekran dhe në rrjetet e saj sociale. Pas setit të fundit fotografik ku u komentua gjatë në faqet rozë, ajo ka njoftuar në “Why Not” se do vijë me disa imazhe të reja.

“Shumë shpejt do dal me setin tim të ri fotografik. Seti im do jetë për të nxjerrë sa më lart frymën feministe. Do i jep shumë suport femrës, por në stilin tim transgresiv, ju e dini, nuk bëj foto normale. Do bëj pak zhurmë, ka ardhur ora për një set“, tregoi Roza.