NË PRAG TË 51-VJETORIT/ Jennifer Aniston shfaqet me bikini dhe të gjithë i kthyen sytë nga ajo – AlpeGossip
NË PRAG TË 51-VJETORIT/ Jennifer Aniston shfaqet me bikini dhe të gjithë i kthyen sytë nga ajo

NË PRAG TË 51-VJETORIT/ Jennifer Aniston shfaqet me bikini dhe të gjithë i kthyen sytë nga ajo

Jennifer Aniston e ka nisur vitin e ri duke shijuar rrezet e diellit buzë detit. Nën shoqërinë e regjisorit Will Speck, njëkohësisht mik i ngushtë me Jen, dyshja janë fotografuar në një nga resortet meksikane.

Veshur me bikini të zeza, duket se mosha për Aniston është thjesht një shifër. Aktorja mbushi 50 vjeç shkurtin që lamë pas, e për sa i përket formave fizike, Jennifer është përkujdesur më së miri. “Trup bombastik”, e kanë cilësuar mediat e huaja, ndërsa artistja po përgatitet për paraqitjen e saj në ‘Golden Globes’. Mesa duket, ceremonia që pritet të mbahet këtë muaj e ka shtyrë Jen të marrë disa rreze dielli, për të bërë diferencën me një ngjyrë bronx në tapetin e kuq.

E tonifikuar në maksimum, fotot e Aniston këtë nisje janari po bëjnë xhiron e rrjetit. E jo më kot!