DASHURI TELENOVELASH/ Sherre dhe xhelozi mes tyre, pse u NDA Andi me Melisën – AlpeGossip
DASHURI TELENOVELASH/ Sherre dhe xhelozi mes tyre, pse u NDA Andi me Melisën

DASHURI TELENOVELASH/ Sherre dhe xhelozi mes tyre, pse u NDA Andi me Melisën

Telenovela mes dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vijon në rrjetet sociale. Çifti njoftoi ndarjen vetëm pak ditë më parë, duke i dhënë fund raportit 1- vjeçar.

Pas Melisës, që u shfaq e penduar në rrjetet sociale, ka qenë Andi ai që ka bërë një reagim në “Instagram”. Ai ka postuar një status ku shkruan: “Do doja ta dije si ndihem”, duke lënë të nënkuptohet se ky mesazh i drejtohet Melisës.

Ishte pikërisht kjo e fundit që përmes disa “Instastory”-sh ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Në një status të para pak ditësh, ajo shkruante se ishte e penduar deri në pikë të fundit duke shtuar: “Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur.

Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni, sepse ky është limiti”. Ajo e kishte hequr Andin nga lista e personave që ndiqte, teksa kishte fshirë po ashtu edhe fotot. Njësoj si ajo, kishte vepruar edhe Andi. Pas një dite, Melisa reagoi sërish në rrjetet sociale duke shkruar: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë, sepse isha me nerva”. “Panorama Plus” bën me dije se ky çift është ndarë pikërisht prej xhelozisë.

Si Andi, edhe Melisa janë shumë xhelozë për njëri-tjetrin, madje aq shumë sa shpeshherë është shndërruar edhe në problem në punët e tyre. Andi ka qenë ai që ka kërkuar shpesh që partnerja e tij të largohet nga tregu muzikor, duke mos dashur që ajo të vijonte karrierën si këngëtare. Nga ana tjetër, edhe Melisa, një natyrë impulsive, nuk i ka kursyer skenat për partnerin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që çifti zënkat apo keqkuptimet i pasqyron në rrjetet e tyre sociale. Edhe herë të tjera është përsëritur e njëjta gjë dhe pas pak kohësh ata janë ribashkuar. Nuk dihet nëse do të ketë një shans të dytë për dy të rinjtë, që pak kohë më parë kanë nisur edhe bashkëjetesën, duke formalizuar lidhjen e tyre në fejesë.