“BËJN SI PATRIOT POR JANË ZHDUKUR NGA VENDI”/ Deklarta e Ronela Hajatit na konfuzoi të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
“BËJN SI PATRIOT POR JANË ZHDUKUR NGA VENDI”/ Deklarta e Ronela Hajatit na konfuzoi të gjithëve (FOTO)

“BËJN SI PATRIOT POR JANË ZHDUKUR NGA VENDI”/ Deklarta e Ronela Hajatit na konfuzoi të gjithëve (FOTO)

Ronela Hajati ka publikuar pak minuta më parë disa ‘story’ të pazakonta tek të cila duket sikur dëshiron të shprehë diçka. Gjithçka ka nisur me shprehjen: “Desha të shkruaj ndonjë gjë për të qeshur, por nuk po më vjen gjë” dhe më tej ka vazhduar me një sërë pohimesh që duket sikur kanë të fshehura nënkuptime.

“Kur mendoj sa shumë njerëz duan të flasin, të nxjerrin ç’kanë përbrenda dhe në fakt mendojnë vetëm çdo mendojnë të tjerët dhe mbyllin gojën duke vjellë vrer kafeneve ose me identitet fallco. Domethënë një vajzë quhet e sjellshme dhe zonjushë e mirë kur qep gojën, kur thotë po për gjithçka, se po foli është e poshtër, injorante, lace, e papjekur. Turp!”,-shkruan këngëtarja më tej.

Por nuk ka mbaruar me aq. Në vazhdimësi Ronela publikoi sërish foto të vetes dhe poshtë tyre rreshta të tjerë. “Fatkeqësia më e madhe është se të gjithë këta që bëjnë si patriotët e mëdhenj janë zhdukur nga vendi ynë… E komentojnë lajmet që shohin nga kolltukët e ngrohtë. E të paktën unë që kam punuar që adoleshente, duke u përpjekur pafund të fitoj paratë e mia, statusin tim, sidoqoftë… Përpjekjen duhet ta nisim nga vetja”,-e mbyll monologun Ronela.

Nuk e dimë nëse këto rreshta të shkruara nga këngëtarja kanë të fshehur një mesazh, apo kanë marrë shkas nga një ndodhi e saj personale, por duket që është disi e revoltuar. Gjithsesi ne na bëri goxha konfuzë ky monolog. Po ju kuptuat gjë?