Kjo nuk pritej, Rozana Radi ka diçka për gazetarët: Ju lutem më kuptoni kur… – AlpeGossip
Kjo nuk pritej, Rozana Radi ka diçka për gazetarët: Ju lutem më kuptoni kur…

Kjo nuk pritej, Rozana Radi ka diçka për gazetarët: Ju lutem më kuptoni kur…

Rozana Radi është prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e saj janë vlerësuar me çmime ndërsa prej më shumë se një viti ajo është bërë edhe moderatore në emisionin “Boom”.

Ndonëse publiku ka gjithnjë interes mbi të rejat nga jeta e saj profesionale ose private, Rozana sot me anë të një postimi në Instagram i ka habitur të gjithë.

Këngëtarja ka vendosur të mos shfaqet më në emisione televizive dhe të mos japë më intervista.

Ajo shkruan se nuk ka çfarë të thotë më dhe se do i refuzojë ftesat për intervista apo emisione.

“Ju lutem më kuptoni kur nuk pranoj të vij në emisione televizive dhe të jap intervista nëpër portale. Nuk kam çfarë të them, vetëm të filloj të shpik gjëra. Ndaj mos më ftoni sepse nuk vij”, shkruan Rozana.