”HAJDE TE UNË SE DO FITOSH ÇMIMIN E PARË”/ Gjergj Leka komenton Festivalin: Çfarë s’më pëlqeu te Alketa Vejsiu – AlpeGossip
”HAJDE TE UNË SE DO FITOSH ÇMIMIN E PARË”/ Gjergj Leka komenton Festivalin: Çfarë s’më pëlqeu te Alketa Vejsiu

”HAJDE TE UNË SE DO FITOSH ÇMIMIN E PARË”/ Gjergj Leka komenton Festivalin: Çfarë s’më pëlqeu te Alketa Vejsiu

Kompozitori Gjergj Leka shprehet se Festivali i këngës në RTSH është braktisur, nisur nga ai i pari e shumë të tjetër.

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, Leka e quajti Festivalin një shoë, ndërsa pohoi se u krijuan shumë polemika për fituesin, dhe jo më kot.

“Nuk do e pranoja ta drejtoja festivalin sepse jam kantaautor dhe do privoja veten për të shkruar një këngë. Festivali është braktisur nga unë i pari dhe shumë të tjerë sepse nuk mundet dot të bësh për 24 ditë një festival. Dikur festivalet bëheshin 6 muaj. Ti sot nuk ke një poet që shkruan për festivalin. RTSH dhe këte e them me shumë dhimbje është i vetmi televizion publik që nuk ka spektakël, nuk ka struktura ndihmëse.

Qëkur është futur fjala Eurovizion që për mendimin tim është një nga aktivitetet europianë më të dobëta që ekziston sepse nuk ngel kënga. Pse nuk funskionon festivali i RTSH se këngët nuk mbesin. Arrin Ardit Gjebrea që është një privat të afrojë të gjithë autorët. I përkëdhel Ardit Gjebrea, nëse do mendimin tim të thërrasin Ardit Gjebrean të bëjë festivalin, më mirë do ishte sepse të bëjë shumë kush është ai që do mbledhë këngën. Sa fuqi ka një x drejtor që të bindë Mustafain të çojë tekstin, Gjergjin që të çojë muzikën dhe Elvanën që të vijë të këndojë. Dhe të mos premtojë hajde te unë se do fitosh çmimin e parë. Po them në përgjithësi jo për Elvanën”, shprehet Leka.

Më pas, kompozitori u ndal tek Elvana Gjata, dhe duke iu referuar reagimit të këngëtares e cila u largua menjëherë nga vendi pasi nuk arriti të fitojë, Leka tha se nuk kemi siguri nëse Elvanës nuk i është premtuar çmimi i parë.

“Sa e kanë sharë Elvanën në fillim kur ka dalë dhe përgjigje nuk jepte. A jemi të sigurtë ne se Elvanës nuk i është premtuar hajde në festival se do marrësh çmimin e parë dhe ndoshta Elvana nuk e ka me njerëzit sepse unë e njoh është vajzë me norma, është vajzë e mirë, por ndoshta i është premtuar se po të vish do ikësh në Eurovizion .

Arilena një sukses ka patur me “Nëntori”, ama nuk mund të thuash që kënga e Arilenës ishte e keqe. Nuk e kisha dëgjuar këngën e Elvanës, kur kam dëgjuar atëtë Arilenës dhe hyn e them me bindje në një nga këngët e bukura të realizuara të festivalit. Kënga e Elvanës edhe nga mënyra si është shkruar, si është orkestruar dhe si është interpretuar në skenë të dukeshe sikur kënga kishte dalë në Eurovizion. Ndaj jemi të sigurtë ne që nuk ka të drejtë Elvana që ankohet dhe nuk i drejtohet as Arilenës, por atyre që i kanë premtuar”, tha Leka.

Kompozitori i njohur nuk e fshehu as pakënaqësinë me drejtuesen e Festivalit Alketa Vejsiu.

“Kur ta takoj Alektën do ia them se kam një miqësi, nuk më pëlqeu, kishte shumë të folura dhe pak këngë dhe ato ndrime aq të shpeshta ndoshta të panevojshme të fustaneve. Por duke njohur regjinë e Verës, ka luks, unë mendoj se festivali i këtij viti arriti të fitojë nga kjo gjë që po diksutohetse nuk është diskutuar asnjë vit”, tha ai.