Aktori reagon pas divorcit: Isha një plehrë që mendova se do ma falte tradhtinë – AlpeGossip
Aktori reagon pas divorcit: Isha një plehrë që mendova se do ma falte tradhtinë

Aktori reagon pas divorcit: Isha një plehrë që mendova se do ma falte tradhtinë

Chris Rock nuk u rezervua aspak për të folur rreth divorcit apo varësisë ndaj pornografisë në specialen e publikuar në Netflix, Chris Rock: Tamborine.

Për herë të parë pas 2008-ës, Rock foli për divorcin nga bashkëshortja e 18 viteve, Malaak Compton-Rock, mamaja e dy fëmijëve të tij. 53-vjeçari e quajti veten ‘plehrë’, sepse mendoi se mund t’ia hidhte paq me tradhëtinë e gruas dhe mori përsipër të gjithë fajin e ndarjes na partnerja prej gati dy dekadash. “Këto vitet e fundit kanë qenë të tmerrshme për mua. Mos duartrokit, vetëm nëse je avokat,” thotë ai. “Nuk do të divorcohesh. Ke dikë që e do, shtrëngoje fort. Përkushtohu.”

Rock ishte i ndërgjegjshëm që divorci ishte faji i tij, sepse nuk dëgjonte. “Nuk isha i sjellshëm. Kisha një sjellje të gabuar. Mendoja ‘unë paguaj për gjithçka, mund të bëj çfarë të dua’. Nuk funksionon ashtu. Unë mendoja se isha njëshi!”

Aktori i humorit shpjegoi dhe klishenë e famshme që thotë se burrat tradhëtojnë, sepse duan diçka të re.

Por pastaj e di çfarë ndodh? Gruaja e zbulon dhe tani ajo është një njeri i ri. Pra tani e ke të renë, por ke një të re të keqe.”

Në një intervistë të realizuar në maj, Rock zbuloi se e ka tradhëtuar të shoqen me tre gra, një të famshme, një jo edhe aq të famshme dhe një të panjohur. Tre ditë më pas, Page Six shkruante se një nga gratë me të cilat Chris kishte tradhëtuar ishte aktorja Kerry Washinton, flirti me të cilën thuhet të ketë nisur në 2007 në sheshxhirimin e filmit ‘I think I love my wife’. Burime tregojnë se lidhja e tyre e fshehtë zgjati për 6 muaj derisa e shoqja e mësoi.

Gjatë kësaj specialeje Chris Rock foli dhe për varësinë ndaj pornografisë gjatë periudhës që ishte i martuar.

Kur sheh shumë porno e di çfarë ndodh? Bëhesh seksualisht autist. Ke probleme me kontaktin verbal. Humbet ndjeshmërinë. Kur fillon të shikosh porno, çdo gjë e bën punën. Pastaj gjërat shkojnë për dreq dhe të duhet koktejli ideal pornografik që të eksitohesh. Unë doja një aziatike me të pasmet e një vajze me ngjyrë, që flet spanjisht, vetëm që penisi im të lëvizte pak. Por jam shumë më mirë tani.

Rock është aktualisht në një lidhje me aktoren 34-vjeçare Megalyn Echikunwoke.