POZA QË U FSHI MENJËHERË/ Anxhelina Hadërgjonaj në momente intime me një mashkull (FOTO) – AlpeGossip
POZA QË U FSHI MENJËHERË/ Anxhelina Hadërgjonaj në momente intime me një mashkull (FOTO)

POZA QË U FSHI MENJËHERË/ Anxhelina Hadërgjonaj në momente intime me një mashkull (FOTO)

Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Prej kohësh ajo jeton mes VIP-ave ndërkombëtarë në SHBA dhe përpiqet që jetën private të mos e bëjë pjesë të rrjeteve sociale.

Që pas ndarjes nga biznesmeni Fatmir Hysenbelliu, ajo është kujdesur që të mos bëjë publike asnjë nga marrëdhëniet e saj.

Por një postim i fundit që ka bërë në Instastory na ka habitur të gjithëve dhe nuk po dimë si ta shpjegojmë përse Anxhelina e fshiu.

Në foto këngëtarja shfaqej në momente intime me një mashkull dhe fytyrat e tyre nuk dallohen qartë. Pak pas publikimit këngëtarja e ka fshirë foton, megjithatë ajo ditën e sotme po bën xhiron e rrjetit.

Nuk dihet nëse është penduar vërtet, apo e ka postuar gabimisht, por ajo që nuk ka më dyshime është se me sa duket Anxhelina ka nisur një lidhje të re dashurie.