TANI U BËNË MIQ/ Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë dhe kokurrencës – AlpeGossip
TANI U BËNË MIQ/ Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë dhe kokurrencës

TANI U BËNË MIQ/ Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë dhe kokurrencës

Që Noizy dhe Stresi prej vitesh kanë qenë konkurrentë të fortë dhe nuk i kanë pasur aspak marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin kjo dihet. Mes tyre nuk kanë munguar sherret, thumbimet e diss-et nëpër këngë.

Mirëpo duket se epokës së armiqësisë po i vjen fundi. Këtë ka lënë të kuptohet veprimi i fundit i Stresit i cili së fundmi ka nisur të ndjekë një faqe të Noizyt në Instagram.

Menjëherë mediat kanë nisur të aludojnë se Stresi dëshiron t’i rregullojë marrëdhëniet me Noizyn.

Kujtojmë që reperi së fundmi u fotografua edhe me Ledri Vulën duke treguar se me atë tani është mik.