Elena Ora pyet SHQIPET nëse janë gati për koncertin e Ritës në Tiranë, i jep përgjigje ylli botëror: Po, jam gati! (FOTO) – AlpeGossip
Elena Ora pyet SHQIPET nëse janë gati për koncertin e Ritës në Tiranë, i jep përgjigje ylli botëror: Po, jam gati! (FOTO)

Elena Ora pyet SHQIPET nëse janë gati për koncertin e Ritës në Tiranë, i jep përgjigje ylli botëror: Po, jam gati! (FOTO)

Elena Ora është motra e madhe e këngëtares shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora-s. Shumë prej nesh e njohim dhe shumë vajza e ndjekin si shembull, qoftë në stil por edhe për maturinë që tregon shpesh herë ngado.

Mirëpo, të gjithë jemi në djeni se nesër (data 3 Qershor), Rita vjen në Tiranë dhe të shumë janë shqiptarët që po e presin. Këtë ka dashur të dijë edhe Elena nëpërmjet një postimi në Instagram, ku pyet shqipet nëse janë gati për koncertin, por për habi merr përgjigje nga ylli botëror. Bëhet fjalë për Dj e famshëm, që bashkëpunon me Era Istrefin për këngën e Botërorit 2018.

“Po, jam gati!”, shkruan Diplo, teksa shumë shqiptarë e kërkojnë edhe atë në Shqipëri. Mos ndoshta Dj I famshëm vërtet do të vijë në Shqipëri? Mbase, po se do ketë dëgjuar shumë edhe nga Era, pasi tashmë ajo njihet si këngëtarja shqiptaro-kosovare dhe nga mediat e huaja.