FOTO/ Një ditë e trishtë në familjen e Armina Mevlanit, humb personin e dashur – AlpeGossip
FOTO/ Një ditë e trishtë në familjen e Armina Mevlanit, humb personin e dashur

FOTO/ Një ditë e trishtë në familjen e Armina Mevlanit, humb personin e dashur

Të gjithë njerëzit krijojnë një lidhje shumë të ngushtë me gjyshërit e tyre që në fëmijëri dhe ndarja e tyre nga jeta lë pas një trishtim të thellë.

E tillë ka qenë dita e sotme për blogeren Armina Mevlani. Gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe Armina e ka treguar përmes një fotografie në ‘Instagram’.

E veshur me të zeza dhe me një fytyrë të trishtuar Armina ka shkruar: “U prehsh në paqe gjyshe! Sot një ditë e trishtë për të gjithë ne”.

Ky duhet të jetë një nga momentet më të vështira në jetën e Arminës, duke qenë se vendin e një personi kaq të rëndësishëm në jetë nuk mundet ta zëvendësoje askush.