ËSHTË ZYRTARE/ Lady Gaga i jep fund fejesës me Christian (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË ZYRTARE/ Lady Gaga i jep fund fejesës me Christian (FOTO)

ËSHTË ZYRTARE/ Lady Gaga i jep fund fejesës me Christian (FOTO)

Rrëmbeni një shami për lotët, sepse Lady Gaga i ka dhënë fund fejesës me Christian Carino-n.

Lajmin e ka konfirmuar një përfaqësues i çiftit për “People” dje pasdite.

“Thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet ndonjëherë përfundojnë”, tha burimi. “Nuk ka histori të gjatë dramatike”, shtoi më tej.

Fansat nisën të spekulojnë për një ndarje kur Lady Gaga u shfaq në Grammys pa Christian dhe pa unazën e saj të fejesës. Unaza me diamant është aq e madhe saqë ishte shumë e dukshme mungesa e saj.

Ajo gjithashtu nuk e falënderoi atë në fjalimin që mbajti kur fitoi çmimin për “Shallow”

Asnjë nga palët nuk kanë komentuar publikisht ndarjen e tyre, por zërat dolën të vërtetë dhe tani i druhemi një tjetër thashethemi.

Bëhet fjalë për një lidhje romantike që është përfolur mes Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper. Fansat janë të bindur që Gaga dhe Cooper janë të dashur dhe po e mbajnë sekret.

Duke qenë se pas filmit romantik “A Star Is Born”, fansat kanë dashur që ata të dy të jenë një çift i vërtetë, shumë njerëz po pyesin nëse ka diçka më shumë mes tyre.