“TË ZGJOHESH ME AROMËN…”/ Mamaja e Ledrit poston FOTON e veçantë me Poem Blu – AlpeGossip
“TË ZGJOHESH ME AROMËN…”/ Mamaja e Ledrit poston FOTON e veçantë me Poem Blu

“TË ZGJOHESH ME AROMËN…”/ Mamaja e Ledrit poston FOTON e veçantë me Poem Blu

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë. Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.

Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram.

Tashmë, ajo numëron më shumë se pesëdhjetë mijë ndjekës në llogarinë e saj, ku prindërit i ndajnë pozat më të lezetshme. Jo vetëm prindërit, por thuajse çdokush që e takon publikon ndonjë shkrepje me të voglën.

Sot e kishte radhën gjyshja e saj, Xheraldina Vula. Ajo dhe mbesa kanë fjetur së bashku dhe mamaja e Ledrit është zgjuar me erën e saj, ndërsa fotoja e të dyjave s’mund të na e bënte ditën më të bukur se kaq.

“Kur zgjohesh me erën e saj”- shkruan gjyshja e Poem Blu, që e kemi kaq zili!

Së fundmi, Ledri bëri gjestin më të bukur të dashurisë për të voglën e tij, duke gdhendur si tatuazh emrin e saj në trup.

Reperi ndau në llogarinë e tij në Instagram foto e video të tatuazhit, shoqëruar me një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu. Kështu, Poem e “shkroi” vetë Blu-në në lëkurën e babit, pas emrit Poem.