SURPRIZON ERA ISTREFI/ Tregon momentin e veçantë kur u ndje shumë krenare që është shqiptare (FOTOT) – AlpeGossip
SURPRIZON ERA ISTREFI/ Tregon momentin e veçantë kur u ndje shumë krenare që është shqiptare (FOTOT)

SURPRIZON ERA ISTREFI/ Tregon momentin e veçantë kur u ndje shumë krenare që është shqiptare (FOTOT)

Këngëtarja e hitit “Bon Bon” me të cilin bëri namin në mbarë botën, Era Istrefi, numëron plot 1.5 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka gjetur pak kohë për t’ia dedikuar ndjekësve të saj në rrjete sociale duke realizuar “sfidën” trend “Më trego një foto të”.

Mes pyetjeve të panumërta, Era zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi që i kërkonte të tregonte momentin kur ishte ndjerë shumë krenare që ishte shqiptare.

Kliko linkun:

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/98657511_159243055554289_375804055453749976_n.mp4?_=1

Këngëtarja zgjodhi momentin e veçantë nga ceremonia e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018, ku ajo performoi krah Will Smith dhe Nicky Jam.

Gjithashtu, Era mori vëmendje të madhe pasi bëri shqiponjën me dy duar në mes të stadiumit të Rusisë.

Dikush i ka kërkuar këngëtares të zbulojë edhe një foto të listës së demove që ka gati dhe Era s’ka vonuar ta publikojë. Siç mund ta shohim nga fotot, këngëtarja ka një listë të gjatë me surpriza për vitin 2021, të cilat mezi po i presim!

Sakaq, s’kanë munguar as pyetjet rreth jetës së saj private, por si gjithnjë Era nuk ka treguar asgjë.

Një fanse i ka kërkuar një foto me të dashurin dhe këngëtarja ka publikuar një foto me para në dorë, duke nënkuptuar se ato janë “dashuria e saj”, sikundër e shumë personave.

“E martuar me paratë”- ka shkruar autorja e hitit “Bonbon”.