ÇFARË PO NDODH? Ky detaj nga konkurentët e “Për’puthen” po bën lëmsh gjithë rrjetin (FOTOT) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Ky detaj nga konkurentët e “Për’puthen” po bën lëmsh gjithë rrjetin (FOTOT)

ÇFARË PO NDODH? Ky detaj nga konkurentët e “Për’puthen” po bën lëmsh gjithë rrjetin (FOTOT)

Ditën e sotme disa foto të Ana Lleshit dhe konkurrentit më të ri të “Për’puthen”, Arsimit, bënë xhiron e rrjetit. Ata të dy postuan në rrjetet e tyre sociale në InstaStory, pamje ku dallohej qartë se divani në të cilin po qëndronin ishte i njëjti. Gjithashtu, vihet re se dhe dritarja e shtëpisë ku ata kanë postuar foto është po e njëjta.

Ndërkohë ditën e sotme gjatë një lidhje live në Instagram, ndjekësit vunë re të njëjtin detaj si te Arsimi dhe Ana edhe në shtëpinë e Atdheut. Në një video dallohej qartë se Atdheu ishte ulur në po të njëjtin divan si dy të tjerët e përmendur më sipër dhe po ashtu dritarja pas tij ishte e ngjashme me ato në fotot e Anës e Arsimit.

Ndërkohë që për një moment menduam se Atdheu dhe Ana ishin bashkë në një shtëpi për shpalljen e fituesve të giveaway-t nuk rezultoi kështu, pasi ish-konkurrentja i komentonte Atdheut teksa që ai bënte videon live në Instagram.

Ndjekësit e Atdheut nuk ngurruan ta komentonin këtë pjesë, duke u habitur se si ka mundësi që të gjithë konkurrentët e “Për’puthen” shfaqen të ulur në të njëjtin divan dhe me të njëjtin sfond nga mbrapa. Madje ata me shaka janë shprehur se mos ndoshta i blejnë divanet në të njëjtin vend, por Atdheu nuk preferoi t’ju përgjigjej këtyre komenteve.

Ky nuk është rasti i parë që publiku ngre dyshimet në lidhje me konkurentët e këtij programi, pasi para disa ditësh u ngritën aludime edhe për ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andin dhe Melisën, për shkak të objekteve të ngjashme në shtëpitë e tyre. Megjithatë ata i hodhën poshtë aludimet duke u shprehur se janë thjesht miq dhe nuk kanë qenë asnjëherë në banesat e njëri-tjetrit, por ka qenë e gjitha një rastësi.