Aktori shqiptar në gjendje të RËNDË shëndetësore/ Gazetari i njohur bën apel për ndihmë (FOTO) – AlpeGossip
Aktori shqiptar në gjendje të RËNDË shëndetësore/ Gazetari i njohur bën apel për ndihmë (FOTO)

Aktori shqiptar në gjendje të RËNDË shëndetësore/ Gazetari i njohur bën apel për ndihmë (FOTO)

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Besnik Çinari ka pësuar ditën e djeshme një atak kardiak. Pas kësaj ai është shtruar me urgjencë në spital dhe lajmin e ka bërë të ditur gazetari Dëfrim Methasani. Pas një vizite që i ka bërë në spital, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku nëpërmjet fjalëve të ndjera ju bën apel për ndihmë të gjithë njerëzve.
“Përshëndetje miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë. Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran, Besnik Çinari ka nevojë për më shumë. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet. Të shkuara mjeshtër”, ka shkruar gazetari.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i shfaqjes, që u dha në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë rresht.