DUHET TA DINI/ Nëse uji s’na hidraton aq sa mendonim, çfarë duhet të pimë? – AlpeGossip
DUHET TA DINI/ Nëse uji s’na hidraton aq sa mendonim, çfarë duhet të pimë?

DUHET TA DINI/ Nëse uji s’na hidraton aq sa mendonim, çfarë duhet të pimë?

Kur ke etje, gjëja e parë që të shkon ndërmend është një gotë ujë, duke e menduar si pijen e vetme që mund të na e shuajë.

Sigurisht që uji është jetësor dhe shuan etje, por surprizë! S’është pija që na hidraton më shumë!

Sipas studimeve të kryera së fundmi në Universitetin St.Andrews, Skoci, arritën në përfundimin se uji (natyral apo i gazuar) e hidraton trupin mjaftueshëm, por pijet me pak sheqer apo proteina mund ta na hidratojnë më mirë edhe më gjatë.

Kjo lidhet me mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj pijeve të tilla. Një nga faktorët ndikues është volumi i pijës. Sa më shumë të pini, aq më shpejt pija tretet në stomak dhe absorbohet në qarkullimin e gjakut, ku hollon lëngjet e trupit dhe kështu na hidraton.

Përshembull, qumështi ka rezultuar se mund të na hidratojë më shumë se uji për shkak të laktozës në përmbajtje të tij, i cili bën që hidratimi të zgjasë edhe më shumë.

Por kujdes!  Pijet me sheqer të koncentruar si lëngjet e frutave apo ato me gaz  nuk janë të nevojshme për të konsumuar pasi nuk bëjnë funksion të njëjtë me ato që përmendëm më lart. Ato kalojnë një kohë më të gjatë në stomakun tonë dhe veprojnë shumë më ngadalë krahasuar me ujin.

Nëse ju duhet të zgjidhni mes sodës dhe ujit, padyshim zgjidhni ujin. Të paktën veshkat tona do të funksionojnë shumë më mirë për një kohë të gjatë dhe është hidratuesi më i lirë që mund të gjejmë!

Gjithsesi më poshtë keni listën e pijeve që hidratojnë më shumë.

1. Qumësht i skremuar

2. Qumësht me yndyrë

3.Lëng Portokalli

4. Kola

5. Kola dietike

6. Çajra të ftohtë

7.Çaj i nxehtë

8. Pijet proteinike sportive

9. Ujë me gaz

10.Ujë natyral

11.Kafe