PUTHJA E ILIRIT DHE ARJOLËS BËN XHIRON E RRJETIT/ Reagon për herë të parë bashkëshortja e balerinit: Nuk besoj të vijë… – AlpeGossip
PUTHJA E ILIRIT DHE ARJOLËS BËN XHIRON E RRJETIT/ Reagon për herë të parë bashkëshortja e balerinit: Nuk besoj të vijë…

PUTHJA E ILIRIT DHE ARJOLËS BËN XHIRON E RRJETIT/ Reagon për herë të parë bashkëshortja e balerinit: Nuk besoj të vijë…

Një nga temat më të komentuara ditën e djeshme, ishte puthja e Arjola Demirit me Ilir Shaqirin, si rrjedhojë e provës së aktrimit nga “Vëllai i Madh”.

Lidhur me këtë puthje ka reaguar edhe bashkëshortja e balerinit të njohur, Emanuela Morini. Ajo foli për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë, pasi ishte thjesht një lojë e aktrim.

“Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”, u shpreh Emanuela.

Ndërkohë kujtojmë se në provën që u dha nga “Vëllai i Madh”, banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy. Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”.

E pikërisht gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe skena aq e komentuar, kur balerini dhe aktorja shkëmbejnë një puthje në buzë.