“JAM NDJERË AQ XHELOZ…”/ Andi reagon pas videoklipit të Jasminës me Ardian Bujupin – AlpeGossip
“JAM NDJERË AQ XHELOZ…”/ Andi reagon pas videoklipit të Jasminës me Ardian Bujupin

“JAM NDJERË AQ XHELOZ…”/ Andi reagon pas videoklipit të Jasminës me Ardian Bujupin

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e tij me Jasminën.

Çifti, që patën një histori të shkurtër së bashku, i dha fund vitin e shkuar, duke lënë të zhgënjyer fansat, që besonin se mes tyre gjërat ishin serioze. Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, ai ka reaguar për herë të parë, pas videoklipit ku ish-partnerja e tij shfaqet në krah të Ardian Bujupit.

I pyetur se a ka parë këtë klip dhe a është xheloz? Ai është përgjigjur kështu: “Vetëm kështu në Instagram çka më ka dal se kështu me hi Youtube me shiku, nuk e kom këqyr, besom, qaq xheloz jam ndje, që kisha thonë a vallëzojmë me e bo xheloz Jasminën”, u shpreh Andi në emisionin “Libero” në ATV.