“SA MË E GJATË JETA JOTE, MË E BUKUR…”/ Ermal Fejzullahu zgjedh ta urojë kështu të atin duke mos munguar edhe fjalët e ngrohta për të (FOTO) – AlpeGossip
“SA MË E GJATË JETA JOTE, MË E BUKUR…”/ Ermal Fejzullahu zgjedh ta urojë kështu të atin duke mos munguar edhe fjalët e ngrohta për të (FOTO)

“SA MË E GJATË JETA JOTE, MË E BUKUR…”/ Ermal Fejzullahu zgjedh ta urojë kështu të atin duke mos munguar edhe fjalët e ngrohta për të (FOTO)

Këngëtari i madh i muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, kremton ditën e sotme 73 vite jetë. Mes urimeve të shumta për artistin nuk ka munguar ai i djalit të tij, Ermal Fejzullahut, që ka përzgjedhur fjalët më të veçanta për të atin.

Urime ditëlindja i pazëvendësueshëmi i shqiptarisë! I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë dhe sa më e gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të dua shumë unë dhe padyshim edhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”, ka shkruar Ermali në urimin për babanë e tij.

Ermal Fejzullahu ka treguar se ka pasur gjithmonë një lidhje speciale me të atin, që ka qenë edhe shembulli kryesor për karrierën e tij. Që në hapat e parë në muzikë, Sabriu i ka qëndruar pranë të birit dhe prandaj sot të dy ata janë nga emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore.