“M’I BËJ TË FALA TË GJITHË SHIQPTARËVE”/ Albert Dumani tregon takimin me Kivanç Tatlitug (FOTO) – AlpeGossip
“M’I BËJ TË FALA TË GJITHË SHIQPTARËVE”/ Albert Dumani tregon takimin me Kivanç Tatlitug (FOTO)

“M’I BËJ TË FALA TË GJITHË SHIQPTARËVE”/ Albert Dumani tregon takimin me Kivanç Tatlitug (FOTO)

Fotoja e Albert Dumanit me aktorin më të famshëm turk të momentit, Kivanç Tatlitug, bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë u bënë kuriozë për takimin e tyre.

Për “Panorama Plus”, Dumani ka treguar detajet e takimit që çmendi fansat e aktorit turk, duke rrëfyer karakteristika të aktorit që ai vetë kishte fatin t’i shihte nga afër.

“Unë ndërkohë kisha 2-3 muaj që isha në bisedë për ta blerë këtë serial që para se ai të fillonte prodhimin në tetor 2018, teksa isha në Kanë dhe takova producentin e tij. “A kam dëshirë?- i thashë. Patjetër që po. Kjo është një ëndërr për mua!”. “Ok”, tha ajo. “Do të bëj një kërkesë meqë ti ke blerë të gjithë serialet me Kivanc Tatlitug, dhe ke ardhur enkas nga Shqipëria për të takuar Kivancin e famshëm”.- rrëfen Alberti.

“Të nesërmen e qëndrimit në Stamboll, mora një telefonatë nga Denize ku më tha që në orën 19.00, do të vijë një makinë të më marrë nga hoteli. Unë atë ditë gjithë ditën isha gjithë emocion dhe mezi po prisja darkën. Erdhi makina së bashku me Denizën dhe u nisëm drejt vendit të sheshxhirimit. Gjatë rrugës Denize, menaxherja e shitjeve në MADD, tha që mirë që je ti, sepse edhe unë nuk e kam patur rastin ta takoj LIVE Kivanc Tatlitug!”. Aty e kuptova se sa me fat isha unë! Ajo kishte vetëm koordinata në celular dhe nuk kishte një adresë konkrete. Kur arritëm tek vendi i koordinatave pamë një shesh të rrethuar dhe një godinë që nga jashtë dukej si e braktisur. Pra gjithçka mbahej shumë sekrete për të gjithë.

Vendi ishte në zonën aziatike të Stambollit dhe më vonë mora vesh që godina e madhe kishte qenë më parë një ish-fabrikë celularësh dhe tani ishte modifikuar në një komisariat policie, ku brenda tij po xhirohej seriali i bujshëm “Carpisma”. Jashtë erdhi dikush nga stafi dhe na shoqëroi brenda. Emocionet sa vinin dhe rriteshin. Pas disa korridoreve dhe shkallëve arritëm tek një vend me shumë njerëz; asistentë, kameramanë, teknikë, grimiere dhe mes tyre i ulur në tavolinën ku ishte vendosur regjia lëvizëse, ishte Kivanc Tatlitug. U ngrit, më dha dorën: “Si je? Kënaqësi!”. Fliste anglisht shumë mirë.”- vazhdon ai.

“Ata i kishin thënë që do të vijë nga Shqipëria, Albert Dumani, Drejtori i Programacionit i “TVKLAN”, televizionit më të suksesshëm në Shqipëri. I thashë që, “unë kam zgjedhur dhe transmetuar të gjithë serialet e tua në Shqipëri. Je shumë i famshëm dhe i adhuruar nga shqiptarët. Ashtu?, tha, “M’u bëj të fala të gjithë shqiptarëve! Jam shumë i lumtur”.

Na ftoi të uleshim diku aty afër, sepse ai do të ishte në xhirime dhe se me vonë mund të bisedonim më gjatë dhe të bënim një foto. Foton mund ta bënim pasi të përfundonte xhirimet e asaj dite, sepse kishte një shenjë në fytyrë si pasojë e aksi.dentit në serial, dhe fotot nuk mund të ishin me “të carën” që e ka gjatë serialit.”- rrëfen Dumani.

“Kështu kam shijuar shumë plot 7 orë xhirime LIVE, të gjitha prapaskenat. Regjisor, ishte regjisori i Ezelit, Uluc Bayraktar, një tjetër kënaqësi profesionale për mua. Një burrë relativisht i ri në moshë, pasi e dija veteran të moshuar, meqë ai qëndron pas titujve të famshëm si; “Menekshe dhe Halili”, “I Infiltruari”, “Fundi”, “Karadayi”, etj. Aty erdhën edhe aktorët e tjerë të kastit.

Në xhirime ishin të gjithë mjeshtra. Xhironin me dy kamera dhe një skenë xhirohej me 3-4 dubla, kjo vetëm për arsye ndryshim planesh, sepse Kivanci dhe aktorët e tjerë nuk bënin lapsuse në xhirim. Vetëm Kivanci, pasi mbaronte dublin vinte tek regjia dhe shikonte veten. Kishte optimizëm dhe entuziasëm në atë që bënte. Për mua si profesionist dhe “i sëmurë” pas botës e televizionit, të isha aty në ato prapaskena ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Xhirimet e asaj dite përfunduan në orën 03:00 të natës, por unë nuk e ndjeva që kishin kaluar 7 orë që ne ishim aty. Më pas bëmë selfien e shumëpritur dhe pimë nga një gotë çaj.”- tregon ai.

I pyetur se si iu duk nga afër aktori shumë i njohur turk, Dumani tregoi:

“Shumë i thjeshtë. Të gjithë aktorët turq që kam takuar kanë qenë shumë modestë. Kivanci madje kur përfundoi xhirimet në orën 03:00 të mëngjesit, kur erdhi që u ritakuam, më tha: “Më fal që ju lashë të prisnit, por puna i ka këto!”. Ai ishte shumë i dashur dhe gjatë momenteve të pauzave në xhirim duke ardhur afër nesh për ndonjë batutë, “Hë si të duket?” apo duke folur dhe shkëmbyer batuta edhe me kolegët, apo të gjithë teknikët aty.”

Burimi: Panorama Plus