DO E KAFSHONIT? Një hamburger i ri si… koronavirus – AlpeGossip
DO E KAFSHONIT? Një hamburger i ri si… koronavirus

DO E KAFSHONIT? Një hamburger i ri si… koronavirus

Një hamburger që i ngjason koronavirusit. Koronaburgeri shoqërohët me sloganin, “Kafshoje ta mposhtësh” dhe është “specialiteti” më i ri i një picerie në Hanoi të Vietnamit.

Ne kemi këtë shakanë se nëse të frikëson diçka, kafshoje, prandaj koronavirusi nuk do të jetë më aq i frikshëm pasi të kafshoni atë hamburger në formën e virusit. Kjo mënyrë të menduari shpërndan lumturi tek të tjerët në këtë kohë pandemie. Përveç se kanë një produkt të ri për të shijuar, njerëzit ndihen më pozitivë psikologjikisht”,- tha Hoang Tung, krijues i hamburgerit më të diskutuar të momentit

Pronari i picerisë dhe stafi i tij zbuluan se iu deshën një ditë për të zbuluar përbërësit që mund të përdoren dhe mënyrën se si mund të arrihet forma e duhur dhe ngjyra e virusit.

Ata treguan se ditën e parë të listimit në menu të këtij hamburgeri kishte pak kërkesa, por ato janë tani, gjithnjë e më në rritje.

Sakaq, Vietnami numëron qindra të infektuar me Covid-19, por fatmirësisht deri më tani nuk ka raportuar për viktima./Opinion.al/