“SPENCER”/ Kristen Stewart tregon çfarë përjetoi kur veshi fustanin e nusërisë së Princeshë Dianës gjatë xhirimit – AlpeGossip
“SPENCER”/ Kristen Stewart tregon çfarë përjetoi kur veshi fustanin e nusërisë së Princeshë Dianës gjatë xhirimit

“SPENCER”/ Kristen Stewart tregon çfarë përjetoi kur veshi fustanin e nusërisë së Princeshë Dianës gjatë xhirimit

Kristen Stewart portretizon princeshën e ndjerë Diana në filmin “Spencer” dhe në disa foto të publikuara shihet e veshur edhe nuse me një kopje pothuajse identike të fustanit ikonik të nusërisë së Princeshës Diana. Mirëpo, për aktoren kjo gjë nuk ishte edhe aq emocionuese. Ajo e ka quajtur eksperiencën “drithëruese”.

“Veshja e atij fustani më bëri të kaloja një ditë drithëruese”,- tha aktorja për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq në premierën e “Spencer” këtë javë.

“Spencer” bazohet në ngjarje të vërteta, duke përfshirë një fundjavë pushimi në dhjetor të vitit 1991, kur Lady Di vendosi se ishte koha për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.

Stewart ka bërë shumë bujë me performancën e saj në film dhe pritshmëritë janë të larta.