NUK DO TA BESONI/ Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku: Ma tha vetë…(VIDEO) – AlpeGossip
NUK DO TA BESONI/ Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku: Ma tha vetë…(VIDEO)

NUK DO TA BESONI/ Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku: Ma tha vetë…(VIDEO)

Një ndër aktorët më të rinj të “Portokalli”-së, por jo më pak të njohur, Kimikati, ka treguar se u bë pjesë e emisionit pasi njohu Bes Kallakun.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” ai është shprehur se edhe nëse do ta kishte një ofertë me pagesë më të mirë nga një emision tjetër, sërish nuk do ta ndërronte me “Portokalli”-në.

“Sepse ka mbi 15 vite si emision dhe akoma nuk ka një emision humori që të jetë më i mirë se ‘Portokallia’. Dhe me uljet që ndoshta ka pasur Portokallia me sezone prap nuk ka pasur emision tjetër sepse akoma promovon shumë të rinj dhe ka një staf të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Po si nisi të punonte në “Portokalli”? Kimikati tregoi se filloi punë falë Bes Kallakut. Mes batutave dhe humorit, i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Olsi tregoi se Besi nuk i ka marrë asnjë lekë sepse ka bërë boll.

“Besi ma tha vetë me thënë të drejtën, unë kam bërë lekë, kam bërë boll, jepi tani, lëshohu. Edhe me vërtetë që ka bërë, unë jam akoma..”

“Unë kam njohur në fill Bes Kallakun në forumet rinore dhe aty pata kontaktin e parë.”

“Hajde të shohim çfarë gocash ka tek LRI-ja. Aty patëm kontaktin e parë. I kërkova një mendim për t’u futur në Portokalli. Aty patëm disa takime ku i tregova tekstet që po shkruaja ndërkohë. Më pas shkova për audicion para se të fillonte Portokallia dhe u pëlqye nga regjisori”.