“Grali i shenjtë”/ Shumë shpejt do të biem në peshë vetëm duke pirë ilaçe… (FOTO) – AlpeGossip
“Grali i shenjtë”/ Shumë shpejt do të biem në peshë vetëm duke pirë ilaçe… (FOTO)

“Grali i shenjtë”/ Shumë shpejt do të biem në peshë vetëm duke pirë ilaçe… (FOTO)

Një medikament që ndihmon në rënien në peshë po konsiderohet prej mjekëve si “grali i shenjtë” pasi nuk shkakton probleme serioze në zemër.

Studiuesit thonë se lorcaserin është medikamenti i parë për rënien në peshë që konsiderohet i sigurt për zemrën dhe për shëndetin në përgjithësi, edhe nëse konsumohet për një kohë të gjatë. Duke u marrë dy herë në ditë, medikamenti shërben si shtypës i oreksit, pasi stimulon kimikatet në tru të prodhojnë një ndjesi ngopjeje.

Një studim amerikan ndoqi nga afër 12 mijë njerëz të cilët ishin ose obezë, ose mbipeshë. Disa prej tyre u trajtuan me lorcaserin dhe disa të tjerë me placebo. Ata që u trajtuan me lorcaserin humbën 4 kg për 40 muaj.

Analizat e mëtejshme vërtetuan se medikamenti nuk shkakton dëme në valvulat e zemrës, që ishte problem në mjekime të ngjashme të mëparshme.

Studiuesit kuptuan se pas një viti përdorim, 39% e pacientëve humbën të paktën 5% të peshës fillestare , në krahasim me 17% të atyre që u trajtuan me placebo (kokrra pa efekt).

Sidoqoftë, lorcaserin nuk është aprovuar ende për përdorim të lirë në treg.