Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi, do të jetë prezantuesja e spektaklit “Dancing with the stars” në Tiranë.
Ajo i ka thënë “po” ofertës për të prezantuar edicionin e ri, ndërsa pritet që muaji mars ta gjejë në Tiranë, larg bashkëshortit turk Tolgahan Sayisman.
Çifti ka deklaruar në media se janë shumë të dashuruar dhe nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit, ndaj ky vendim i Almedës do të jetë një sprovë për martesën e tyre të lumtur. Ndërkohë, “Vizion Plus” ka nisur punën për “Dancing with the Stars”, me moderatore Almedën.
Sipas burimeve nga televizioni, kasti i këtij viti do të përbëhet nga personazhe të njohur të ekranit shqiptar, por të cilët i kemi parë edhe më herët të kërcejnë. Një nga dyshet e përfolura janë dy binjakët e AlPazar, Romeo dhe Donald Veshaj.