Paska qenë e rrezikshme! Flet Fifi: Kur dashurohem unë… – AlpeGossip
Paska qenë e rrezikshme! Flet Fifi: Kur dashurohem unë…

Paska qenë e rrezikshme! Flet Fifi: Kur dashurohem unë…

“Nanush 1 “ dhe “Nanush 2” janë dy nga projektet e reja, që i janë shtuar tregut muzikor shqiptar.
Protagoniste është Fifi e cila zbulon gjithçka rreth dy këngëve të saj të fundit, por edhe të preferuarën e saj në emisionin “Lart e Poshtë”.

“Unë preferoj më shumë “Nanush 2” pasi është më shumë unë, ndërsa te “Nanush 1” dukem më shumë “gangasta”. Edhe pse duhet theksuar që njerëzit preferojnë më shumë këngën e parë pasi ajo kapet direkt, ndërsa “Nanush 2” ka nevojë të dëgjohet më shumë”, ka thënë Fifi.

E pyetur nëse këto këngë ia ka kushtuar ndonjë “nanushi”, Fifi është shprehur se gjërat private nuk preferon t’i ndajë me publikun. “That’s too private” janë disa gjëra që nuk dua ti ndaj me njerëzit. Megjithëse kur dashurohem lëshohem komplet”, ka treguar këngëtarja e hitit “Zhurmë”. Këtë vit “Shën Valentini” i Fifit ka qenë qeni i saj “Beba”./Revista Who/