Ertugrul bëhet baba për herë të dytë, i vendos vajzës emrin e veçantë – AlpeGossip
Ertugrul bëhet baba për herë të dytë, i vendos vajzës emrin e veçantë

Ertugrul bëhet baba për herë të dytë, i vendos vajzës emrin e veçantë

Aktori shumë i dashur nga shqiptarët me rolin e tij “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Neslishah Alkoçlar ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke të cilat shkruajnë se çifti ndodhet aktualisht në Amerikë, ku Neslishah lindi vogëlushen, dhe do të rikthehen muajin tjetër.

Burime pranë çiftit zbuluan për mediat turke se “Ertugrul” i ka vendosur vajzës emrin e veçantë Alara.

Engin dhe Neslishah kanë edhe një djalë 2 vjeç me emrin Emir i cili lindi në janar të 2016./Xing.al