Aktorja postoi një video dhe interneti u shokua/ Përpiqet të rrëmbejë 2 fëmijë refugjatë – AlpeGossip
Aktorja postoi një video dhe interneti u shokua/ Përpiqet të rrëmbejë 2 fëmijë refugjatë

Aktorja postoi një video dhe interneti u shokua/ Përpiqet të rrëmbejë 2 fëmijë refugjatë

Aktorja Lindsay Lohan ka postuar pak orë më parë një video dhe i gjithë interneti s’po i jep dot asnjë shpjegim.
Gjatë një video live në Instagram, Lohan shihet teksa ndjek një familje refugjatësh prej 4 vetash. Aty aktorja i përshkruan ata si sirianë dhe dëgjohet teksa i thotë në mes të rrugës se nuk do të iki pa marrë ata.
Aktorja ofrohet se do t’i paguajë hotelin që të kalojnë natën dhe gjatë gjithë kohës është në ndjekje të 2 fëmijëve të familjes.

Në fund të videos, shihet se ajo dhe nëna e vogëlushëve fillojnë zënkat. Videoja është filmuar në Moskë fillon me Lindsay-n e cila del nga një makinë dhe përndjek familjen, të cilët ishin ulur në rrugë.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju tregoj pak familjen që takova. Një familje siriane për të cilët jam shumë e shqetësuar. Ata kanë vërtetë nevojë për ndihmë.”- dëgjohet të thotë Lohan, e cila e agravon edhe më tej situatën.

“Doni të vini me mua? Ejani me mua, do të kujdesem për ju. Do të qëndrosh në hotel vogëlush? Do të ishte shumë bukur të shihje një film apo të rrije në kompjuter.”

Pasi prindërit e frikësuar refuzuan disa herë, Lindsay iu kthye të ëmës.

“Ti s’duhet t’i kesh djemtë e tu këtu. Ti duhet të punosh shumë për ta, që të kenë një jetë më të mirë. Nëse dikush i ofron atyre një shtëpi dhe shtrat, jepja. Do t’i rikthejnë sërish.”
Situata doli edhe më jashtë kontrrollit kur familja nisi të vraponte dhe aktorja i ndiqte nga pas.

“Shikoni, çfarë po ndodh, ata po trafikojnë fëmijë. Po shkatërroni kulturën arabe duke bërë këtë!”

Njerëzit në rrjete sociale, nuk i kanë kursyer akuzat kundrejt aktores e ndërsa shumë të tjerë s’po dinë çfarë shpjegimi t’i japin sjelljes së çuditshme të saj.