ALBUMI I RI PO BËN NAMIN/ Historia e dhimbshme që mund të fshihet pas këngëve të Taylor Swift – AlpeGossip
ALBUMI I RI PO BËN NAMIN/ Historia e dhimbshme që mund të fshihet pas këngëve të Taylor Swift

ALBUMI I RI PO BËN NAMIN/ Historia e dhimbshme që mund të fshihet pas këngëve të Taylor Swift

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, “theu” platformat muzikore pasi publikoi albumin e saj të ri që mban titullin“Midnights”. Ashtu siç pritej, këngëtarja ka nxitur reagime të shumta me këtë album.

Komentet e vazhdueshme negative dhe memet rreth këngës “Snow on the Beach”, një nga bashkëpunimet më të shumëpritura mes Taylor Swift dhe Lana del Rey, ku kjo e fundit shfaqet vetëm si emër më shumë se sa këndon, janë lënë mënjanë pasi disa fansa kanë analizuar me kujdes tekstin e një kënge tjetër të saj.

Taylor Swift mund të ketë treguar në ‘Midnights’ se ajo ka bërë një abort. Bëhet fjalë për një nga këngët shtesë që këngëtarja ka publikuar me albumin e saj të ri, ose siç e quan ajo ‘3 am edition’, që ka ndezur përdoruesit e internetit.

Në ‘Bigger Than The Whole Sky’, Taylor këndon për një humbje të madhe që ka pësuar. Ka qenë një përdorues i “Twitter”-it i cili ka shkuar një hap më tej dhe ka analizuar tekstin në detaje.

Me vargje si: “Çdo gjë që prek bëhet plot trishtim”, “Kam shumë për të jetuar pa ty” apo “Nuk do të të njoh kurrë”, fansat kanë ngritur aludimet se mbase Taylor ia ka dedikuar këtë këngë një foshnje që nuk u soll kurrë në jetë.

Tashmë janë të shumtë ata që pyesin nëse artistja e ka shkruar vetë këtë këngë në bazë të një eksperience personale apo thjesht e ka vënë veten në vendin e një prej atyre grave që i është dashur t’i thotë lamtumirë fëmijës së tyre për arsye të ndryshme.