Performanca e Megi Pojanit ka shkaktuar debat në puntatën e dytë të spektaklit “Dancing with the stars”. Me një tago plot sensualitet, siç është edhe vetë zhanri i kërcimit, Megi dhe Jurgeni morën shumë duartrokitje, por edhe kritika nga juria.
Pjesë nga debati:
Bora: Si mund t’i kërkoni të jetë më pak seksi një nga vajzat më seksi në Shqipëri?
Mandi: Me të njëjtën logjikë siç kërkojmë nga të gjithë konkurrentët që të jenë më shumë balerinë sesa aktorë, këngëtarë etj.
Megi: Qëndron logjika?
Mandi: Mendoj që po. Së pari po shihja orën që të kishte kaluar 11-a që fëmijët të jenë në gjumë. Ca skena që edhe Rocco Siffredi do i kishte zili po hajde t’i kalojmë meqë s’duhet t’i komentojmë. Ishte një përpjekje e mirë për ta vjedhur show-n dhe ja arrite. Je më mirë se javën e kaluar.
Jurgeni: Çdo gjë që ndodh në skenë quhet art dhe e përkthyem fabulën e këngës me kërcim sepse fama të josh, të provokon, dashurohet me ty dhe në fund edhe mund të të vrasë.
Mandi: Në koreografi, në arte vizuale nëse ke nevojë ta interpretosh me fjalë atë që ke bërë nuk e ke arritur qëllimin.
Megi: Dua të sqaroj diçka sepse u tha dhe javën e kaluar “sensuale, sensuale”, sikur të ishte diçka e ekzagjeruar sepse unë nuk kam fizikun e një balerine dhe vjen ndryshe kur e bëj unë dhe ndryshe kur e bën një balerinë. Por fakt është që kjo gjë punohet me profesionalizëm. Nuk është vulgare.
Dalina: Unë mendoj që nuk është e drejtë fare që Megi të gjykohet për koreografinë. Nuk jam dakort as me përmendjen e emrave të por nostarve si Rocco Siffredi sepse qoftë Megi, qoftë balerinë të tjerë nuk është mirë të përmendet, nuk ka lidhje. Dua të merrem vetëm me kërcimin. E humbe pak kur zbrite nga krevati.
Megi: Jam dakort me këtë pjesë sepse më ndodhi një problem dhe më ndikoi gjithë performancën.