“E TMERRSHME”/ Aktori i njohur ka 5 vite që nuk e takon të bijën 12-vjeçare – AlpeGossip
“E TMERRSHME”/ Aktori i njohur ka 5 vite që nuk e takon të bijën 12-vjeçare

“E TMERRSHME”/ Aktori i njohur ka 5 vite që nuk e takon të bijën 12-vjeçare

Aktori i “Mission Impossible”, Tom Cruise nuk e ka parë vajzën Suri prej vitesh, raporton “UsWeekly”. Duke cituar një burim anonim, revista amerikane pohon se ylli i Hollivudit lejohet të vizitojë vajzën e tij 12-vjeçare deri në 10 ditë në muaj, por “nuk zgjedh ta bëjë për shkak se ajo nuk i përket besimit “scientologist”.

Cruise dhe gruaja e tretë Katie Holmes u divorcuan në 2012 pas 6 vjet martese. Aktores iu dha kujdestaria e vajzës së tyre. Tom nuk është fotografuar me Surin që nga viti 2013.

Ai ka qenë një besimtar i “scientology” për dekada të tëra pasi u njoh me organizatën nga bashkëshortja e parë Mimi Rogers. Pas divorcit të tij nga Rogers në vitin 1990, ai u martua me Nicole Kidman. Me Katie Holmes, aktori u martua në vitin 2006.