6 vende ku bëjnë seks çiftet kur s’kanë shtëpi – AlpeGossip
6 vende ku bëjnë seks çiftet kur s’kanë shtëpi

6 vende ku bëjnë seks çiftet kur s’kanë shtëpi

Duhet të kursesh me vite që të marrësh shtëpinë tënde dhe nëse jeton në qytete të vogla siç janë këto në Shqipëri, s’ia vlen barra qeranë të dalësh me qira kur ke shtëpinë e prindërve.

Por dëshira për pavarësi bëhet shumë therëse kur gjen partner dhe të duhet një vend ku të mund të kalosh kohë me të. Hoteli nga ana tjetër, s’është ndonjë zgjidhje shumë e mirë, pasi është e kushtueshme.

Sidoqoftë kur vjen fjala për seks, njerëzit e gjejnë zgjidhjen. Ja cilat janë 6 vendet ku çiftet pa çati mbi kokë kryejnë marrëdhënie:

1
Në makinë
Kur gjen cepin e duhur dhe jeni të dy të eksituar, seksi në makinë mund të jetë shumë pasionant. Por duhet të jetë spontan, sepse ndryshe do ta mbani mendjen tek fakti që do të ishit shumë më rehat në krevat.
2
Në shtëpi, kur mbetesh vetëm
“Zemër, jam vetëm në shtëpi” -nuk tha ai kurrë.
3
Në parqet e mëdha
Po po, pikërisht aty ku po mendoni. Çiftet që e frekuentojnë shpesh parkun e liqenit artificial tashmë e kanë gjetur cepin e tyre dhe pak a shumë, është zona e tyre ku çiftet e tjera nuk hyjnë. Mirëkuptim i përgjithshëm.
4
Në zyrë/ kudo ku punon
Njëri ose tjetri e ka një ambient tek puna që nuk survejohet nga kamerat. Aty është një vend i bekuar, ku është mirë të kryesh aktin sublim të penetrimit.
5
Tek shtëpia e shokut/ shoqes së ngushtë
Ai tingulli i ëmbël i zërit të shokut të ngushtë kur ju thotë se do ikë diku jashtë në fundjavë. Çelësat, ca çarçafë me vete dhe ja ku jeni të dy rehat si në shtëpinë tuaj, derisa zbuloni burimin e erës së çorapeve poshtë krevatit.
6
Në taraca ndërtesash të larta
E keni parasysh piramidën? Natën mund të bëhet e juaja falas, pa paguar asnjë qindarkë, mjafton të keni këllqe sa për t’u ngjitur deri aq lart. Edhe taracat e pallateve bëjnë punë, veç duhet të gjeni një që të jetë e hapur dhe pa asnjë shenjë qytetërimi.