LIBERTA SPAHIU FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa përrallore – AlpeGossip
LIBERTA SPAHIU FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa përrallore

LIBERTA SPAHIU FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa përrallore

Moderatorja e njohur Liberta Spahiu festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë shumë urime dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit si dhe ka organizuar një festë përrallore.

Liberta ka festuar në rrethin e miqve të ngushtë. Ajo u shfaq e kuruar deri në detaje, me një fustan të shkurtër, të ngushtë, në ngjyrë rozë të ëmbël dhe me një model të bukur flokësh.

Përsa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me tollumbace dhe zbukurime festive. Po ashtu nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë ndërsa të ftuarit kishin maska me fytyrën e Libertës.