“NUK TË KAM SHITUR”/ “Kriset” miqësia mes Luizit dhe Valbonës? Debati mes banorëve të BBVIP – AlpeGossip
“NUK TË KAM SHITUR”/ “Kriset” miqësia mes Luizit dhe Valbonës? Debati mes banorëve të BBVIP

“NUK TË KAM SHITUR”/ “Kriset” miqësia mes Luizit dhe Valbonës? Debati mes banorëve të BBVIP

Lideri i shtëpisë u zgjodh ndryshe këtë herë. Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit.

Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë. Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.

Zgjedhja e liderit krijoi “përplasje” mes saj dhe Luizit. Ky i fundit i tha Valbonës që ai votoi për të, ndërsa nga grupi i vajzave nuk kishte asnjë votë për Luizin.

Valbona tha se ajo dhe vajzat e tjera e kishin kuptuar sikur duhet të zgjidhnin një vajzë si lidere. Luizi u shpreh se zarfi nuk e përcaktonte diçka të tillë, ndaj po diskutonte me Valbonën.

Kjo e fundit i tha Luizit që ajo vërtetë nuk e kishte kuptuar ashtu zarfin dhe i tha Luizit se nuk e ka “shitur” atë.