“FALEMINDERIT TË…”/ Jasmina i dedikon Andit fjalë të veçanta (FOTO) – AlpeGossip
“FALEMINDERIT TË…”/ Jasmina i dedikon Andit fjalë të veçanta (FOTO)

“FALEMINDERIT TË…”/ Jasmina i dedikon Andit fjalë të veçanta (FOTO)

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa të njëjtën gjë bëri disa ditë më parë edhe Jasmina. Tashmë, ata janë ekskluzivisht për njëri-tjetrin dhe s’e kanë problem të ndajnë në rrjete sociale momentet e tyre të bukura edhe jashtë studios.

Për personat e zemrës, Jasmina ka bërë sot gjestin e bukur. Ajo ka marrë një varëse floriri me shkronjën A, inicialin e emrin të mamasë së saj dhe sigurisht inicialin e emrin të Andit!