Olsi dhe Xheni janë dy banorët e “Big Brother 9” më të komentuar ditët e fundit pas thashethemeve se ata janë lidhur. Dyshja janë parë shumë herë bashkë dhe ardhjet e shpeshta të Xhenit në Shqipëri kanë bërë të dyshohet se mes tyre ka më shumë se shoqëri.
Por jo vetëm kaq, në postimet e tyre nuk mungojnë zemrat për njëri-tjetrin duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.
Megjithatë lidhur me lajmet se ajo dhe Olsi janë bashkë, Xheni ka folur sot për herë të parë në një video live.
E pyetur nga fansat, Xheni u përgjigj se nuk është e lidhur, por Olsi po.
“Akoma vazhdoni me këtë pyetje ju? Olsi është i lidhur ndërsa unë jo”, ka thënë ajo.