Dublim dixhital i ikonës së Hollywood/ Marilyn Monroe ‘kthehet në jetë’ për një film të ri – AlpeGossip
Dublim dixhital i ikonës së Hollywood/ Marilyn Monroe ‘kthehet në jetë’ për një film të ri

Dublim dixhital i ikonës së Hollywood/ Marilyn Monroe ‘kthehet në jetë’ për një film të ri

Një dublim dixhital i ikonës së Hollywood do të risjellë imazhin e Marilyn Monroe në ekran pas më shumë se 50 viteve pas vdekjes së saj.

Aktorja vdiq në moshën 36-vjeçare në vitin 1962 si rezultat i mbidozës së drogës.

Një modele dhe aktore me emrin Suzie Kennedy është bërë një ‘avatar’ i yllit në Pinewood Studios në Buckinghamshire.

Fytyra dhe trupi 41-vjeçares u skanuan për të krijuar një dyfishim të aktores në studio.

E ideuar nga producenti dhe shkrimtari londinez Chris Ongaro, Marilyn i Suzie do të sjellë biografinë e aktores.

Më shumë se 3.000 fotografi të fytyrës dhe trupit të Suzie u morën për të krijuar kopjen dixhitale të Marilyn në Pinewood 3D.

Ishin 181 kamera për ta fotografuar ndërsa qëndronte në platformë dhe 60 kamera që kapën shprehjet e fytyrës së Suzie.