“SERBËT NUK KANË PROBLEME ME SHQIPTARËT”/ Shprehet Miss Serbia që bëri shqiponjën: Nuk janë njerëzit që i vështirësojnë gjërat por… (FOTO) – AlpeGossip
“SERBËT NUK KANË PROBLEME ME SHQIPTARËT”/ Shprehet Miss Serbia që bëri shqiponjën: Nuk janë njerëzit që i vështirësojnë gjërat por… (FOTO)

“SERBËT NUK KANË PROBLEME ME SHQIPTARËT”/ Shprehet Miss Serbia që bëri shqiponjën: Nuk janë njerëzit që i vështirësojnë gjërat por… (FOTO)

Simboli i shqiponjës në sfilatën e “Mis Freedom of the World” në Kosovë nga Miss Serbia, Irina Jovanka bëri bujë në media. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Irina u shpreh se ky ishte një vendim që e mori vetë për të treguar respekt ndaj kosovarëve.

Irina Jovanka tha se mori mesazhe urrejtje në rrjetet sociale, por gjithashtu edhe mesazhe pozitive, ndërsa theksoi se “serbët janë njerëz normal që s’kanë probleme me shqiptarët apo kosovarë”.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme ishte një vendim që e bëra vetë, për të treguar respekt sepse të gjithë ata njerëz më kanë trajtuar mirë, shumë pak njerëz mund të ishin të frikësuar për shkak të marrëdhënieve shqiptare dhe serbe, por doja tu tregoja anën time më të mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e keqe, kishte mesazhe urrejtje në Instagram dhe Facebook ose gazetat serbe, por nuk ishte edhe aq keq pasi kishte shumë mesazhe pozitive nga shumë njerëz që shikojnë se serbët janë njerëz normal dhe nuk kanë probleme me shqiptarët apo kosovarët. Kishte mesazhe pozitive, nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, nga e gjithë bota në fakt”

Irina u shpreh se nuk janë njerëzit që i vështirësojnë gjërat por politika, teksa tregoi se reagimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nuk ishte aq i ashpër sa u pasqyrua në media.

“Herën e parë isha 17-vjeç kur shkova në Kosovë për Fashion Week sepse jam modele dhe që nga ajo kohë shkoj çdo vit, sepse kam mikeshën time më të mirë që është nga Suhareka e shkojmë për pushime së bashku në Brezovicë. Shkoj shpesh atje sepse mikesha ime nuk ka vizë për të ardhur në Austri apo në ndonjë vend tjetër. Sa herë shkoj në Kosovë apo Shqipëri, mësoj nga pak gjuhën.

Po është pak politika që e vështirëson, por nuk jam politikane. Kur shkon në Beograd shikon njerëz që kanë arsimim të mirë dhe mendojnë njësoj si unë. Në fillim me këtë çështjen e Aleksandër Vuçiç nuk është e saktë, sepse ishte bërë thjesht një screenshot nga një person në Instagram dhe nuk kishte një link që tregonte të gjithë situatën. Mendoj se nuk është e vërtetë që Vuçiç tha diçka për mua, mendoj se dikush do ti hedhë benzinë zjarrit. Ndoshta mund të ketë thënë diçka, por diçka të vogël.”