KUR TË “FËLLIQ” OLTI CURRI/ Do qeshni me LOT. Nga Fero “çokokremi” tek TRESHJA e Afërditës (FOTOT) – AlpeGossip
KUR TË “FËLLIQ” OLTI CURRI/ Do qeshni me LOT. Nga Fero “çokokremi” tek TRESHJA e Afërditës (FOTOT)

KUR TË “FËLLIQ” OLTI CURRI/ Do qeshni me LOT. Nga Fero “çokokremi” tek TRESHJA e Afërditës (FOTOT)

Olti Curri është një nga opnisionistët më të njohur për sa i përket botës së showbizzit. Ai gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij dhe shpeshherë demaskon fenomene të ndryshme.

“Nën shënjestrën” e tij shpesh vihen personazhë të ndryshëm të cilët i kritikon për sjellje të tyre të cilat mund të çalojnë diku.

Asnjëherë nuk nguron ti thotë fjalët “pa dorashka”  edhe pse kjo mund ta bëjë një person jo të dashur për të tjerët.

Nuk janë të pakët personzhet të cilët janë ngacmuar nga ai , me humor ose jo.

AlpeNews.al ju njeh me vipat e figurat të ndryshme të cilët janë bërë “objekt talljeje” për Oltin e ai i ka “fëlliqur” keq:

Fero

“Po kur bo dhe ky çerri si përdhunues serial nuk di…! Ik re dreq mbaro bukën me çokokrem që ta ka lënë mami sipër tavolinës gati…”, shkruan Oltit krahas fotos së reperit Fero.

Gjiko

Në këngën “Buggati” kërcimi i Gjikos tërhoqi vëmendje dhe filluan ta bënin të gjithë e më pas mori emrin “GjikoChallenge” . Olti Curri krijoi një “sondazh” në Instagram si më poshtë:

Genta Gjalpi

Në një postim në Instagram ndër të tjerash Olti përmendi dhe Gentën e “Big Brother” , për të cilën për shkak se e frekuenton shpesh jetën e natës tha: Ke ndjekur live Beyonce ne Londer por edhe i ke hedhur Gentës së BB 200 Euro … (tallava).

Afërdita Dreshaj 

“Aferdita të trashegohet… po ky tipi që e sheh kaq i përvëluar kush është? Ky qenka gati për treshe…”, shkruajti Olti krahas fotos së dasmës së Afërditës e cila bëri bujë të madhe.

Armina Mevlani 

Anglishten që lë për të dëshiruar të Arminës e njohim të gjithë por Olti e ironizon shpesh. Përmes një video ku një djalë i vogël nuk fliste dot ai e krahason me blogeren e njohur.

Morena Taraku

Sërish përmes një “sondazhi” ai ka ironizuar qëndrimin e modeles Morena Taraku për tu dukur sa më provokuese në foto.

Chiara Ferragni

Përveç shqiptarëve Olti “ngacmon” edhe vipat e huaj ku me Chiara Ferragnin ka një “fiksim” me picën e saj.

Ai nuk e ka përmendur vetëm një herë. Chiara “rrëmben” mnjë copë picë nga të tjerët për të mos prekur të sajën e foto të dalë bukur dhe Olti i thotë këto fjalë: Paska dorë dreqi, picën e vet do ta marrë me vete dhe ha nga pjatat e të tjerëve…

Romana Vlahutin 

“Sa i shkokan Romanës këto perlat si vezë të zime me rigon…! Fallco do t’i ketë se me dieta rron e shkreta!”- shkruan Olti me ironi krahas fotos.

Rita Ora dhe Iggy Azalea

Olti Curri i krahason këngëtaret me famë botërore me dy aktoret në filmin “White Chicks” .

Majk dhe Getoar Selimi 

“Kënga flet për jetë luksi Paris-Milano-Berlin-Lugano, edhe klipin shkojnë dhe e xhirojnë në Kotorr”, kështu i ironizon Olti këngëtarët e famshëm shqiptar për videoklipin e tyre.

Rudina Magjistari

“Kur prezantuesja është bjonde” , shkruan ai krahas fotos së Rudinës duke ironizuar “gafat” e saj gjatë emisionit.

/AlpeNews.al