Rudina ti je?! Rritu e zbukurohu, moderatorja na HABITI me FOTON e fundit – AlpeGossip
Rudina ti je?! Rritu e zbukurohu, moderatorja na HABITI me FOTON e fundit

Rudina ti je?! Rritu e zbukurohu, moderatorja na HABITI me FOTON e fundit

Thonë se fëmija është bekim në jetën e një gruaje dhe kush e ka përjetuar si ndjesi nuk e ka hedhur poshtë këtë postulat. Pas lindjes, jo të gjithë rikuperohen nga gjurmët që lenë muajt e pritjes së ëmbël e cila ndryshon tërësisht jetën e një vajze. Por ka edhe nga ato që ky bekim u jep një nur që nuk e konkuron as grimi profesional.

Rudina Magjistari është shembulli më i mirë për të kuptuar se koha pas lindjes së fëmijës mund të jetë një periudhë që i shërben nënës së re për t’u rikuperuar e për t’u ndjerë më e bukur se kurrë.

Pasi moderatorja solli në jetë vajzën e saj Mia, u shkëput për një periudhë kohe nga ekrani për t’u rikthyer në një sezon të ri televiziv, në formë shumë të mirë fizike dhe me një portret të qeshur, sytë e së cilës shkëlqenin sa herë përmendej vogëlushja.

Na vjen çdo ditë në shtëpinë tonë nëpërmjet emisionit të saj të pasdites, më elegante se asnjëherë dhe totalisht bjonde. Kur e sheh dikë çdo ditë ndoshta është e vështirë të kuptosh ndryshimet që ka pësuar, për këtë arsye po ju sjellim disa nga fotot e moderators që nga koha kur ajo u shfaq në ekran me status të ri tashmë, si mami Rudina.\revistawho.com