“BËJNË 800 EURO, TI I SHKEL”/ Antonela nevrikoset keq me Monikën për një palë… (VIDEO) – AlpeGossip
“BËJNË 800 EURO, TI I SHKEL”/ Antonela nevrikoset keq me Monikën për një palë… (VIDEO)

“BËJNË 800 EURO, TI I SHKEL”/ Antonela nevrikoset keq me Monikën për një palë… (VIDEO)

Pas mbarimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, ka plasur një debat mes Monika Lubonjës dhe Antonela Berishë. Dhe e gjeni dot se çfarë është bërë shkak? Një palë këpucë të ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Teksa Antonela po bisedonte me Einxhël në banje, aty shkon edhe Monika. Kjo e fundit shtyn me këmbë këpucët që Berisha i kishte veshur gjatë spektaklit. E ky veprim nuk i pëlqeu aspak asaj, e cila shpërtheu në të bërtitura.

Edhe pse Monika i kërkoi falje dhe Einxhel u mundua që ta qetësonte, Antonela vijonte sërish me të bërtiturat e saj.

Biseda mes tyre:

Antonela: Monikë më fal bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë.

Monika: Nuk i shkela, i shtyva

Antonela: Si nuk i shkele, hapu një sekondë, ça është kjo punë kështu të shkelën gjërat e të tjerëve

Monika: I shtyva

Antonela: Me këmbë?

Monika: Po

Einxhel: Hë se nuk ta bëri me qëllim

Antonela: E kuptova, por po e them se më dha bezdi. Se duhet vetëm me mbyllë gojën ose me dal nga shtëpia me qenë në rregull

Monika: Më fal, nuk ka problem, më fal shumë.

Më pas Antonela shkon te lavanderia, ku e ndjek pas edhe Einxhel, e cila i thotë që të qetësohet se del keq ajo.

Antonela: Ça do që të bësh është gabim këtu

Einxhel: Po nuk është çdo gjë që bën gabim, por qetësohu se nuk ta bëri me qëllim.

Antonela: Nuk e kam vetëm për atë, e kam për çdo gjë këtu

Einxhel: Qetësohu se je duke i prish punë vetëm vetës tënde që reagon kështu