PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Habit Era Istrefi: Jam në procese të ndërlikuara ligjore (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Habit Era Istrefi: Jam në procese të ndërlikuara ligjore (FOTO)

PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Habit Era Istrefi: Jam në procese të ndërlikuara ligjore (FOTO)

Ditën e djeshme këngëtarja Era Istrefi publikoi këngën e re “No Maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Snecan. Përmes një statusi në Instastory Era ka zbuluar se kënga është e vitit 2018 ama vetëm tani është bërë e mundur të publikohet. Kjo pasi siç ka treguar këngëtarja, ajo është në proçese shumë të ndërlikuara ligjore.

Era shprehet se nuk është shumë e kënaqur me publikimin e këngës, sepse mezi pret që t’iu tregojë fansave këngë të reja që i përkasin një rryme tjetër.

‘Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, shkruan Era.