“ARTISTJA E MAMIT QË TË DHA DIPLOMË QË NË BARK”/ Rita Lati ka një mesazh për “të voglën” e saj Rozën (FOTO) – AlpeGossip
“ARTISTJA E MAMIT QË TË DHA DIPLOMË QË NË BARK”/ Rita Lati ka një mesazh për “të voglën” e saj Rozën (FOTO)

“ARTISTJA E MAMIT QË TË DHA DIPLOMË QË NË BARK”/ Rita Lati ka një mesazh për “të voglën” e saj Rozën (FOTO)

Këtë të shtunë, në emisionin “Who Not”, moderatorja Roza Lati është maskuar si fallxhore ku i ka treguar fatin, këngëtares Era Rusit. Në postimet që ajo ka bërë në Instagram fillimisht na ka kujtuar personazhin e Xhevrijes tek “Portokallia” dhe më pas ka postuar disa video e foto nga emisioni i saj.

Por mes tyre, Roza ka publikuar edhe një mesazh që ka marrë nga nëna e saj Rita. Ajo i ka çuar një mesazh në Ëhats app ku shkruan:

“Suksese jeta ime, aktro të tregosh talentin tënd në qoftq se të tjerat duan të duken pjeshka ti trego që je artistja e mamit, që mami të ka dhënë diplomën që në bark. Sepse ke kalu gjithë ato emocione para publikut tek barku i mamit”.

Moderatorja ja ka dhënë përgjigjen në këtë postim ku i shkruan: “Kur mami më uron suksese! Më fal mamo që e publikova. E Di që s’ke qejf ti publikoj shkrimet që më con, por dreqin ke kaq shumë të drejtë!”

E pra, duket se përveç mbështetjes Rita është edhe burim frymëzimi për Rozën.