U njohën në “C’est la Vie”: Kërcimi që s’duhet të humbni mes Yll Limanit dhe Jona Spahiut (VIDEO) – AlpeGossip
U njohën në “C’est la Vie”: Kërcimi që s’duhet të humbni mes Yll Limanit dhe Jona Spahiut (VIDEO)

U njohën në “C’est la Vie”: Kërcimi që s’duhet të humbni mes Yll Limanit dhe Jona Spahiut (VIDEO)

Ata ishin “partnerë në krim”, ndaj ai nuk mund të mungonte në ditën e saj më të rëndësishme. E kemi fjalën për ish-dyshen e “C’est la Vie”, Yll Limanin dhe Jona Spahiun, të cilët konkurruan në spektaklin e muzikës dhe arritën deri në gjysmëfinale.

Ishte spektakli që bashkoi dhe krijoi një miqësi të veçantë mes këngëtarit nga Kosova dhe moderatores shqiptare.

 

Përgjatë javëve të spektaklit, Ylli dhe Jona treguan se kishin një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë.

Mbrëmjen e djeshme në ditën e dasmës së moderatores me partnerin Frenkli Ymeri, Limani jo vetëm që ishte i pranishëm, por shijoi edhe një kërcim me nusen dhe dhëndrin.

Pavarësisht se preferon muzikën e lehtë, Ylli tregoi se mund të kërcejë çdo rrymë dhe atë popullore.