Video/ Mbrëmje e veçantë në Tiranë, dedikuar të rinjve me nevoja speciale – AlpeGossip
Video/ Mbrëmje e veçantë në Tiranë, dedikuar të rinjve me nevoja speciale

Video/ Mbrëmje e veçantë në Tiranë, dedikuar të rinjve me nevoja speciale

Një mbrëmje vërtetë shumë e veçantë është organizuar të premten që kaloi në kryeqytet.

E titulluar “Night to shine”, mbrëmja i është dedikuar të rinjve me nevoja speciale për t’iu dhuruar atyre një mbërëmje mature me magjinë dhe sjkëlqimin e saj.

Oreada Kita, bashkëthemeluese e ICF Tiranë, organizatore e eventit “Night to Shine” në Shqipëri dhe 4 pjesërmarrës në këtë aktivitet, Dea Caushi, Adri Duqi, Rixhena Sala dhe Krenar Tahiraj ishin sot të ftuar në “Rudina” nga nuk e fshehën emocionin që i kishte dhuruar mbrëmja.

Ata treguan veshjet që kishin veshur atë natë, partnerët me të cilët kishin kërcyer dhe këngët që i kishin pëlqyer më shumë.

Kita tha se festa ishte e organizuar në detaje dhe se gjatë mbrëmjes ishin kurorëzuar mijëra të rinj e të reja, mbretër dhe mbretëresha.

“Në mbrëmje nuk kanë munguar detaje të tipit si vendosja e një trendafili në kostumet elegante të djemëve dhe një byrzylku për të zbukuruar duart e vajzave” tha Kita./tvklan.al