Nga kunjat e veshëve tek pudra: Grimierët betohen se këto hile funksionojnë! – AlpeGossip
Nga kunjat e veshëve tek pudra: Grimierët betohen se këto hile funksionojnë!

Nga kunjat e veshëve tek pudra: Grimierët betohen se këto hile funksionojnë!

Një gjë është e sigurt: ky vit do t’ju përmirësojë grimin tuaj edhe nëse s’ia keni haberin fare. Artistët e make up-it kanë aprovuar disa hile të vockla, të cilat ju vinë në ndihmë çdo ditë.

Aplikoni krem pudër tek buzët.

Buzëkuqi jo gjithmonë e ruan ngjyrën, ndaj vendosni pak krem pudër para ngjyrosjes së buzëve. Kjo gjë, përveç kohëzgjatjes së ngjyrës, do ta ndryshojë paksa atë duke mos i dhënë shkëlqim të tepruar.

Krijoni korrektor në kushte shtëpie nëse ju mbaron papritur.

Mjafton të përzieni pak pudër të lëngshme me atë pluhur dhe kështu do të krijohet një masë më e trashë që mund ta përdorni për zonat problematike.

Vijëzoni buzët me laps të bardhë.

Duke bërë kujdes që të mos vihet re, vijëzoni buzët me laps të bardhë. Ato do të duken më të plota dhe mishtore.

Përdorni kunjat e veshëve për të realizuar penelin e syve.

Nëse një vajzë vjen në takim me një penel super të realizuar, mos guxo ta pyesësh pse u vonua! Por kurseni kohë duke përdorur kunjat e veshëve për t’i dhënë formën e duhur.