“EDHE 8 VITE MË KE…”/ Rudina Dembacaj i bën “presion” Mark Frrokut: Mos u kurse, sillu mirë se … – AlpeGossip
“EDHE 8 VITE MË KE…”/ Rudina Dembacaj i bën “presion” Mark Frrokut: Mos u kurse, sillu mirë se …

“EDHE 8 VITE MË KE…”/ Rudina Dembacaj i bën “presion” Mark Frrokut: Mos u kurse, sillu mirë se …

Aktorja Rudina Dembacaj zbuluar se shkoi tek fallxhorja për të para fatin e saj dhe letrat taro kanë parashikuar se ajo do marrë një propozim martese në moshën 42-vjeçare.

Aktorja e humorit tregoi se bashkëshortit të saj, Mark Frrokut, nuk i erdhi edhe aq mirë, ndërsa shtoi se po e përdor si “presion” ndaj tij për të marrë dhurata për Shën Valentin dhe ditëlindje.

Ndërsa zbuloi se e vetmja gjë që ish-deputeti i tha, kur i tregoi se pas 8 vitesh do marrë një propozim tjetër për martesë, ishte: “Ha, ha, jeta ime”.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha ajo “Rudina kur të shkosh 42 vjeçe, do të marrësh një propozim tjetër për martesë” (qesh). Unë e di që ndoshta shumë jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.

Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Që prej asaj dite i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vite ikin shpejt. S’janë ndodhë gjë e madhe. I thashë më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin, se 8 Shën Valentin do kesh me mua, 8 ditëlindje mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Ha ha, jeta ime’, kaq tha”, u shpreh Rudina Dembacaj.

Çifti u martua vetëm pak kohë më parë, pas disa vitesh lidhje me njëri-tjetrin. Kujtojmë që ata nisiën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria. Ndërkohë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar edhe me partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishajn.