ALBANI ISHTE KUNDËR NDRYSHIMIT NË LOOK/ Por Miriami nuk i rezistoi dot pamjes së re (FOTO) – AlpeGossip
ALBANI ISHTE KUNDËR NDRYSHIMIT NË LOOK/ Por Miriami nuk i rezistoi dot pamjes së re (FOTO)

ALBANI ISHTE KUNDËR NDRYSHIMIT NË LOOK/ Por Miriami nuk i rezistoi dot pamjes së re (FOTO)

Dje, Miriami e nisi ditën me një dilemë për ndryshimin e look-ut të saj. Ajo publikoi një foto të saj, ku në fokus ishin flokët dhe pyeti ndjekësit e se a duhet që t’i presë apo jo. Ajo mori shumë reagime nga fansat, por komenti që mori më shumë vëmendjen ishte ai i Albanit, i cili ishte kundër këtij mendimi të partners.

Por Miriami e bëri zgjedhjen e saj dhe i preu flokët dhe këtë gjë e bëri publike në Instagram-in e saj.

FOTO

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të lumtur të dy fëmijëve shumë të ëmbël, Ameli dhe Duam. Çifti kanë 14 vite bashkë dhe çdo hap në jetën e tyre e kanë hedhur me siguri të plotë e në kohën e duhur. Familjes së tyre të bukur ju shtua në 2020-n anëtari më i ri, por a do të kemi së shpejti në tjetër fëmijë nga çifti?

Në një intervistë për “Express Rozë”, Miriami dhe Albani janë shprehur shumë të lumtur me jetën që kanë. Ata u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka:

“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.